Mediat ukrainase raportojnë se trajneri i Dinamos së Kyivit, Mircea Lucescu (76 vjeç), ka 5 milionë dollarë të bllokuara në llogaritë bankare në vendin që po sulmohet nga Rusia.

Mircea Lucescu, i cili u kthye në Rumani më 25 shkurt, dy ditë pasi Rusia nisi sulmin mbi Ukrainën, ka një shumë të madhe të bllokuar në llogaritë bankare në vendin fqinj.

Në Ukrainë, qeveria ka kërkuar që askush të mos jetë në gjendje të tërheqë më shumë se 500,000 dollarë nga llogaritë bankare brenda një viti.

Lucescu u përball me të njëjtin problem në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë dhe shpërthimit të konfliktit ushtarak në Donbas.

Në atë kohë, ai nuk ishte në gjendje të tërhiqte paratë që fitoi gjatë kohës së tij në Shakhtar Donetsk, 2004-2016.

Mircea Lucescu merr dy milionë euro në vit nga Dinamo e Kievit, sipas burimit të cituar.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: