Analisti Eduard Zaloshnja deklaroi se COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 9 personave në vendin tonë, ndërkohë që pjesa tjetër e viktimave kanë humbur jetën për shkak të sëmundjeve dytësore, në një kohë që numri i tyre ka shkuar në 16.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Zaloshnja tha se dhe OBSH për rastet me koronavirus, përdor si shkak parësor virusin dhe dytësor, problemet shëndetësore.

“Krahasimi i kësaj periudhe që është e veçantë s’ka ndodhur kurrë. Të gjithë njerëzit të mbyllen në shtëpi, është rasti i rrallë. Të marrim këto 3 javë, do të shohim që s’jemi vdekje nga automobilat, apo nga gripit. Gjithsej 16 vdekje kemi të deklaruara nga COVID. Në 20 vitet e fundit në këto 3 javë, njerëzit kanë lëvizur me makina, kanë ikur në punën. 240 njerëz vdesin në vit në Shqipëri. Klasifikimi i të dhënave për vdekjet ndjek një udhëzim të OBSH, sa zbatohet me rigorozitet në vend dhe kategoritë janë të detyruara t’i jepen OBSH. Për COVID përdoret shkaku parësor që është virusi, dytësor mund të jetë një problem shëndetësor. Pasi përcaktohet shkaku parësor, shihet nëse personi ka pasur probleme të tjera që i shkaktuan vdekjen. Virusi ka shkaktuar 9 vdekje në Shqipëri, por nuk mund të themi se nuk mund të kenë pasur probleme të tjera me shëndetin. Këto të dhëna, po të futesh në ISHP i ka të detajuara nga se kanë vdekur.”, tha Zaloshnja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb