Është hedhur sot në Gjykatën e Apelit të Tiranës shorti për çështjen e shumëpërfolur “CEZ”. Ndonëse pak ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes, por Kuvendi ankimoi në apel vendimin.

Shorti i hedhur sot ka përcaktuar gjyqtaren Shpresa Beçaj relatore të çështjes. Pas hetimeve gati 3-vjeçare Gjykata e Tiranës vendosi më 24 janar të pushojë çështjen lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në vitin 2007.

Gjyqtari Lazër Sallaku i cili mori vendimin e konsideroi të mbyllur dosjen CEZ pas konkluzioneve se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën element të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb