Ankthi po ndeshet gjithmonë e më shpesh mes nesh. Psikologia Anxhela Peza e ftuar në “Vila24” ka folur mbi teknika të ndryshme që ndihmojnë në trajtimin e këtij shqetësimi.

Ajo rendit shkaqet referuar ritmit të jetës apo dhe situata të ngjashme, ndërsa specifikon dhe shenjat për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me ankth apo ndonjë problem tjetër.

Gjatë intervistës në studio me moderatoren Androniki Kolka, Peza tha se ankthi ka shenja më të ashpra nga çfarë mund të na shfaqet ndonjë problem i zakonshmëm. Sipas saj duhet punuar me frymëmarrjen apo edhe të tjera mënyra që i parashtron në librin e saj, “Teknikat per trajtimin e ankthit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: