Në pritje të zgjedhjes së trajnerit të ri të Barcelonës, ku mediat spanjolle janë të bindura që Xavi Hernandez do të marrë frenat e skuadrës, zbulohet detaji i shkarkimit të Ronald Koeman.

Trajneri holandez e ka mësuar vendimin e presidentit Joan Laporta kur ishte në ajër. Saktësisht, teksa ishte duke u kthyer me avion nga Madridi pas humbjes me Rayo Vallecano. Bëhet e ditur se Koeman nuk ka lëshuar asnjë fjalë gjatë fluturimit dhe kur ka zbritur në Barcelonë.

Të nesërmen, Koeman dhe stafi i tij morën gjërat e tyre duke lënë qendrën sportive blaugrana Ciudad Deportiva, për t’i bërë vend trajnerit provizor Sergi Barjuan, i cili vjen nga Barcelona B. Të gjithë pyesin çfarë do të ndodhë tani?

Barjuan do të drejtojë ekipin në 3 ndeshje, të shtunën në mbrëmje ndaj Alaves, pastaj në Champions të martën në transfertë ndaj Dinamo Kiev dhe të shtunën e 6 nëntorit kundër Celta Vigos.

Gjatë kësaj jave parashikohet që me Xavin të jenë zgjidhur të gjitha detajet e marrëveshjes, që nga ndarja me klubin aktual në Katar dhe deri të emërimi në krye të Barçës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb