TIRANE

Pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi live drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Irdjan Iljazaj, i akuzuar për shkelje të detyrës, vjen konfirmimi edhe nga Ministria e Drejtësisë.

Përmes një konference për shtyp ministrja Etilda Gjonaj pohoi se kryeregjistruesi i Hipotekës së Durrësit bashkë me dy punonjës të këtij institucioni janë pushuar pas rastit të transmetuar në emisionin ‘Fiks Fare’.

“Për drejtuesin dhe dy punonjës të Hipotekës Durrës, është bërë verifikimi i rastit. Është shkarkuar drejtori i Hipotekës dhe dy specialistë të zonës 1 dhe 2. Kjo zyrë ka qenë në inspektim. Një ekip nga Tirana do të kryejë një hetim të thelluar të gjithë zyrës së Hipotekës. Do të largohen të gjithë punonjësit që janë në shkelje. Do të marrim të gjitha masat për të gjithë ata që shkarkohen sot. Do të ndërtojmë nga e para të gjithë zyrën vendore të Hipotekës së Durrësit. Zyrat Vendore kanë qenë dhe do jenë në qendër të vëmendjes për vazhdimin e ligjit. Vetëm për vitin 2018, janë marrë 283 masa disiplinore, të ardhura si rezultat i Task-Forcës antikorrupsion. Si drejtuese e Task-Force nuk do tolerojmë asnjë punonjës që sillet si drejtues i zyrave të shtetit, ose duke mos ushtruar përgjegjësitë ligjore. Në fillim të muajit janar, shërbimi i Burgjeve. Gjykata e rrethit Gjyqësor Kavajë mori masën e shkarkimit për dy drejtorët e burgjeve. Në mbyllje të këtij raportimi, më lini të sjell suksesin e bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët.”, tha Gjonaj.

Rama gjatë një takimi ne kuader te bashkeqeverisjes, me tha se rasti i drejtorit ka vetëm një përcaktim “halabak”. “Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”, u shpreh Rama.
(ed.me/j.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb