Me një dorëheqje të papranuar nga kryeministri pas shpine pavarësisht kësaj e pasuar nga shkarkimi, Lindita Nikolla nuk iu shmang përgjigjeve për pyetjet e moderatorit Adi Krasta gjatë emisionit “A Show” në News 24 mbrëmjes së sotme.

Ndërsa Krasta i përmendi një deklaratë të kreut të Grupit të PS, Taulant ballës, se një pjesë e ministrave të shkarkuar e dinin që nuk po bënin një punë të mirë, zonja Nikolla mohoi të ishte pjesë e tyre.

Krasta: Zoti Taulant Balla ka thënë se një pjesë e ministrave e dinin që nuk po bënim një punë të mirë…

Nikolla: Jo, sinqerisht, nëse unë nuk dija që nuk po bëja një punë të mirë, në gjykimin tim unë po punoja me mish e me shpirt, për të realizuar detyrat dhe objektivat që kishim ndërmarrë. Por, kjo është e parë nën këndvështrimin tim. Duhet kohë, le t’i japim kohë kohës për të parë gjithë këto vendimmarrje. E rëndësishme është që ministrat e rinj janë një energji e re, një frymëmarrje e re dhe një moment i rëndësishëm për të çuar përpara reformat që kemi ndërmarrë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb