Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e Cakajt për të shkarkuar ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari.

Balla thotë se ishte një vendim i fortë por që riktheu në punë dhe në shërbim të shqiptarëve në Athinë ambasadëns shqiptare.

Më tej, Balla fton Cakajn të vijojë me këtë qasje edhe në ambasadat dhe konsullatat e tjera ku nuk ka shërbim të duhur.

 

”E para dua të përshëndes vendimin e ministrit Cakaj, për një vendim të fortë por të domosdoshëm për rivendosjen në punë dhe në shërbim për shqiptarët që jetojnë në Athinë.

Do doja që kjo qasje e ministrit të jashtëm të vijojë edhe në konsullatat apo ambasadat ku shërbimi nuk është ai që duhet.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb