TIRANE– Këshilltari i kreut të Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të krijuar një task forcë për monitorimin e veprimtarisë së administratës gjatë fushatës zgjedhore.

Task Forca në fjalë krijohet me qëllim nxitjen e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.

Këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi shkruan se marrëveshja e 17 majit po rikthen agjitacionin e propagandën.

Statusi i Emiljano Aleksit në Facebook:
Marrëveshja e 17 majit a po rikthen diktaturën? Pika e parë e marreveshjes u firmos sot me bekimin e Republikës së Re, por me mendësi më të vjetër.
#Ky_është_Fundi. #MoseBesopoDeshe !
?”Rikthehet agjitacioni e propaganda.
Screenshot003
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: