Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, e quan skandal dhe marrëzi të qeverisë largimin e mjekëve nga puna.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Tavo thekson shkarkimi i vazhdueshëm i mjekëve është presion diktatorial dhe tregon papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie.

Referuar shkarkimit të dy mjekëve Ilir Allkja dhe Genc Struga, Tavo i kërkon qeverisë t’i rikthejë ata menjëherë në punë.

Reagimi i Tavos:

SKANDAL / Largimi i mjekëve nga puna është marrëzi e qeverisë.
A e kuptoni se çdo të thotë të pushosh nga puna një mjek sot kur ne kemi mungesë të theksuar mjekësh?
Shkarkimi i vazhdueshmëm i mjekëve është presion diktatorial dhe tregon papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie.
I bëj thirrje qeverisë t’i kthejë menjëherë në punë të dy mjekët e pushuar nga puna Ilir Allkja dhe Genc Struga.
Ky është turpi i rradhës për drejtuesit e QSUT dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Kjo qeveri skandalesh duhet larguar sa më parë.
Të gjithë në mbështetje të bluzave të bardha, heronjve tanë të heshtur.
VT

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb