Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj përshëndet vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo.

Gjonaj thekson se “kjo është një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksion, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së’.

“Përshëndes vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo. Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksionon, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së.

Inkurajoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të vijojë me hetimin e çështjeve në rastet kur gjyqtarë dhe prokurorë cenojnë besimin e publikut me vendimmarrjet e tyre abuzive”, nënvizon Gjonaj.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb