TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KLP) për të shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo me pretendimin se nuk justifikon pasurinë e tij prej afro gjysmë milionë dollarësh.

Rama thotë se shqiptarët mbështetën fort vettingun dhe duhet të ndjehen mirë pasi nisja është e mbarë. Kryeministri përmend edhe shprehjen që e përdor shpesh: ‘S’keni parë gjë akoma’.

Statusi i plotë:
Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun,sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë ?Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar,procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra!Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma ??
y5hbn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: