Të ftuarit në emisionin “Open” në News24, por diskutojnë në lidhje me shkarkimin e ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.

Ish-Drejtues i Krimeve të Rënda, Eugent Beçi, u shpreh se jemi mësuar të shohim një polici e cila është fshehur nën petkun e politikës, dhe shtoi se edhe pse e sheh si të domosdoshme pasjen në poste drejtuese të personave të pa lidhur me politikën, e sheh si diçka të parakohshme.

Ndërkohë Ish-Drejtues i Lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj, tha se shkarkimi i tij ka ardhur si pasojë e përplasjeve të forta me ministrin e Bredhshëm, në qendrër të të cilës tha se mendon se është emërimi i personave të përfolur për lidhje me krimin, të cilët Nano nuk ka rënë dakord të firmosë.

Eugen Beçi: Jemi mësuar të shohim një polici me rezultate te dukshme në kanabizimin e vendit, drejtues që janë fshehur nën petkun e politik, gaz lotsjellës, ti jepet një profesionisti pa jakë politike që mundohet të rregullojë çështjet ligjore, jam dakord të jetë e tillë edhe pse më duket e parakohshme. Kur më godet politikisht do më bësh palë me palën tjetër.

Arben Hajdarmataj: Përplasje të fortë me ministrin e Brendshëm se i ka kërkuar atë që nuk mund të bëhet, mendoj se është për emërimet që Nano nuk ka pranuar që punonjësit e përfolur për lidhje me persona të dyshimtë të firmosë për ta.

Armand Bajrami: Në letrën e Nanos pas shkarkimit ka shumë lexim mes rreshtash, për moralin na thotë që vetë e mbajti moralin që na bën të mendojmë se i është kërkuar ta cënojë këtë moral. Ka titullarë që emërohen ndërsa nuk e luajnë asnjë herë de facto titullarin pasi vendimet i merr dikush tjetër.

Ermal Vija: Nëse i referohemi statistikave zyrtare, në 2021 ngjarje të bujshme sensacion për mediat, kemi 15 të pazbardhura ndërsa më parë kishim 18. Nuk është se qeveria ka marrë shifrat dhe të thotë nuk ka realizuar objektivat. Situata e fundit nuk e ka favorizuar sepse duket se së fundmi krimi ka marrë revansh.

Gledis Nano bëri një përpjekje ligjore, kur urdhëroi kryerjen e testit të drogës mes bluve. Policia e Shtetit ka pasur një informacion nga Agjencia e Mbikqyrjes që 101 drejtues kanë qenë potencial si përdorues kokaine. pati disa efektivë që rezultuan pozitivë,u pezulluan dhe janë në procedura ligjore, disa janë rikthyer pasi u ribë testi dhe rezultuan si jo përdorues. Ka edhe që kanë dhënë dorëheqjen.
Pati bujë në fillimet e veta kur u larguan disa punonjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: