TIRANE- Pas publikimit të lajmit për shkarkimin e Alma Hickës nga detyra e Avokates se Shtetit, vjen reagimi nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka shuar zerat se bëhet fjalë për shkarkim, por sipas tij Hicka u largua nga kjo detyrë me deshirë.

“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës?Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit⭐️Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses?”, shkruan Rama.

Siç raportoi më herët “BalkanWeb” Hicka do të zëvendësohet nga Artur Metani. Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije se propozimi është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërkohë që emërimi është bërë nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë mësohet se emërimi i Artur Metanit si Avokat i Shtetit do të bëhet me datë 24 tetor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb