Doktori Petrit Vargu, ka komentuar shkarkimin nga detyra të mjekut Iliri Allkja.

Vargu shprehet se ky vendim është i turpshëm, ndërsa shton se QSUT është kthyer në një terr të diktaturës.

“Shkarkimi i Allkjas, vendim i turpshëm. Menaxhimi në spitale lë shumë për të dëshiruar. Në QSUT, që kur ka ardhur zoti Enkelejd Joti, nuk është bërë asnjë autopsi.

Ka menaxherë që fajësojnë mjekët, që duan t’ua mbyllin gojën atyre që flasin. Nuk mund të mbyllim gojën. QSUT është bërë terr i diktaturës. Kjo sepse QSUT po lëngon dhe prandaj kemi vdekje kaq të larta nga Covid-19”, tha Vargu.

Petrit Vargu nënvizon se në QSUT ka probleme me drejtimin e institucionit, duke nënvizuar se kjo gjë ka sjellë degradimin e gjendjes.

“Unë jam i majtë, por jam kritik ndaj kësaj qeverie, si po e menaxhon situatën. Në shëndetësi ka politika të majta dhe të djathta, por mjeku duhet të thotë të vërtetën, kjo nuk do të thotë se ka qëllime politike.

Unë mendoj se njerëzit që janë vënë pa lidhje me QSUT-në, e kanë degraduar gjendjen. Vjen një njeri që nuk ka kualifikimin, që të drejtojë mjekët. Gjatë drejtimit të QSUT të këtij drejtori, 3 mjekë të rëndësishëm kanë dhënë dorëheqjen. Rama bën deklarata propagandë. As imuniteti i tufës nuk është i vërtetë”, vlerësoi Vargu.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb