Avokati i ish-kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka komentuar vendimin e dhënë sot nga KPK, ku klientja e tij u shkarkua nga detyra.

Në një prononcim për mediat, avokati nga Strasburgu tha se sot është një ditë e trishtë për Shqipërinë. Mes të tjerash ai theksoi se çështja do të shkojë në Strasburg.

“Sot është një ditë e trishtë për Shqipërinë. Ne sot kemi provën që sistemi ka shkuar keq, kemi provë se vettingu jo vetëm që nuk ka shkuar mirë por ka dalë jashtë kontrollit, evidenca false, keni humbur një aset shumë të mira, sistemi është jashtë kontrollit, ne do shkojmë në Strasburg menjëherë.”, pohoi avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb