Kryeministri Edi Rama ka reguar pas vendimit të KQZ për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Përmes një reagimi në “Twitter”, kreu i qeverisë vlerëson vendimin e KQZ, duke thënë se ky institucion provoi se nuk është vegël e vjetër e partive, siç ishte deri dje.

Më tej, Rama përcjell dhe një mesazh për kryebashkiakun e shkarkuar, ndërsa paralajmëron edhe të gjithë ata që rezultojnë me probleme me ligjin, duke u shprehur se PS nuk bëhet strehë e askujt që shkel ligjin dhe besimin e partisë.

“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje?Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë?”, shkruan Rama.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb