TIRANE- Një ditë më parë vetë Kryeministri Edi Rama iu dha krahë socialistëve dhe mbështeti nisjen e procedurave ligjore për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri, por dalja në dritë e një dokumenti hedh poshtë një nga argumentet mbi të cilin socialistët do kërkonin shkarkimin.

“BalkanWeb”
siguron shkresën që vërteton se kreu i KQZ-së Klement Zguri i ka njoftuar anëtarët e KQZ-së me kërkesën e Prokurorisë për kryebashkiakun e Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Me këtë shkresë hidhet poshtë pretendimi i deputetëve të PS-së që Zguri nuk i kishte vënë në dijeni anëtarët e tjerë të KQZ-së.
dokumentii
Në shkresë, thuhet se dokumenti i Prokurorisë për Kapllanajn është protokolluar dhe u është shpërndarë anëtarëve të KQZ.
Materialet nga Prokuroria kanë mbëritur në datën 16 tetor në KQZ dhe janë protokolluar më 17 tetor.
Në shkresën sqaruese të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, dërguar anëtarit Hysen Osmanaj, thuhet se “në datë 17.10.2017 është bërë nxjerrja e këtyre shkresave nga zyra e Kryetarit të KQZ-së dhe po në datën 17.10.2017, është bërë dorëzimi për anëtarët e KQZ-së, tek sekretarja Elna Dai, e cila ka nënshkruar në regjistrin përkatës për marrjen në dorëzim të këtyre shkresave me numër kopje gjashtë”.

Në dokumentacionin e Prokurorisë sqarohet se vepra penale e konsumuar nga Kapllanaj është parashkruar, pasi ka kaluar afatin 10-vjeçar. Kjo ka bërë që çështja të arkivohet.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: