Kryedemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedimin e tij me gazetarët deklaroi se mocioni i sotëm në Kuvend dhe rezoluta për shkarkimin e Presidentit nuk janë gjë tjetër veçse një teatër i qeverisë për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet që i kanë plasur njëri pas tjetrit.

“I vënë përballë kërkesës për largimin e përgjegjësit për këtë krizë të rënë politike dhe ekonomike, krijimi i një qeverie tranzitore, Edi Rama ka vënë në lojë teatrin e shkarkimit të Presidentit dhe bën teatër me datën 30 qershor. E gjitha ka një qëllim: të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik, se e gjithë bota e di se ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar që nuk përfaqëson legjitimitet, por ilegjitimet. Një njeri që ka ardhur në pushtet me krimin. farsa e nisur me shkarkim të presidentit, që përfundoi në një rezolutë dhe pastaj në një qortim jetik, bëhet vetëm se Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen nga fakti se është kapur të vjedhë zgjedhjet, të vjedhë qytetarët. Është pjesë e teatrit, që të ruajë pushtetin e paligjshëm, nëpërmjet të cilit ai dhe një grusht njerëzish rreth tij pasurohen, ndërsa fëmijët e shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë. Gjithçka është teatër që do ta zhvendosë aksin e përballjes mes shqiptarëve dhe minjve të kapur në çark që duan të ruajnë pushtetn e paligjshëm”,- tha Basha.

Sipas tij, “Gjatë 48 orëve të fundit shumë miq më kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i shqiptarëve dhe Rama t’i hapë rrugë një procesi demokratik zgjedhjesh të lira dhe të ndershme. Sfidimi i hapur që bën, përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik që zyrtarisht nuk është më nga pikëpamja kushteutese datë zgjedhjesh tregon se po mban me serum kufomën e tij politike”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: