Analisti Shpëtim Nazaroko, i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, tha se këtë herë Partia Socialiste nuk mund të ‘dalë huq’ në shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi një dështim i dytë sipas tij, do të ishte në dëm të saj.

Ai aludoi se PS, i ka bërë mirë llogaritë këtë herë.

“Është shumë e thjeshtë, që në vitin 2021, PD ka furnizuar. Ato vjedhjet përpara zgjedhjeve janë provuar në 2017. Për të qenë të ndershëm unë do të bëja këtë propozim.

Presioni kësaj radhe është i rëndë, sepse PS i ka bërë mirë llogaritë, sepse nëse del huq, ajo dëmtohet. Nuk i njoh ligjet, por nga ana tjetër, si qytetar, i them palëve të ruhen, sepse kemi një parlament që do të bëjë zhurmë, e do të kërdiset Evropa”, Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb