Në studion e emisionit “Real Story”, po diskutohet mbi nismën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Analisti Shpëtim Nazarko, është i mendimit që se paralajmërimi i Ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se do të ketë dosje të rënda, do të thotë shumë.

Sipas tij, kjo nismë e dytë e Kvendit për shkarkimin e Presidentit është i pa lëkundshëm.

“Kur filloi kjo grindja me Amerikanët, Presidenti tha që më erdhi ambasadorja e më tha që dimë disa gjëra që ju. Ata kanë mbledhur shkarpa për të bërë zjarr të madh. Ka një gjë në këtë klasë politike që s’ka kuptuar gjë. Te rruga e Elbasanit çoheshin dosje pa pushim. Ky është realitet. Ne këtu jemi, e kemi parë. Ky zakon nuk ndryshon. Vetë ambasadorja tha së fundmi që do të ketë dosje të rënda.

Shoh me zarar pozicionin e Metës, sepse PS provoi njëherë me Metën dhe u dorëhoq. Por goditja e dytë është me shumë zarar, sepse fitoi përsëri dhe kur shkon në Evropë dhe disa shtete nuk na duan, por nuk i thua që ne fituam zgjedhjet, opozita nuk futet në Parlament, Presidentin s’e duam. Prijësi i unitetit të kombit është akt apo gjykim?

Nëse them që prish unitetin e kombit dhe rendis fakte. Nëse grada më e lartë që ke ti, është përfaqësues i unitetit të popullit, e nëse nuk e kryen këtë, shkarkohesh apo jo?”, u shpreh Nazarko.

Analisti Skënder Minxhozi, tha se sipas tij Presidenti Ilir Meta do të shkarkohet nga posti, e një dëshmi për këtë sipas analistit, do të jetë ‘futja në lojë’ e amerikanëve.

“Unë doja të thoja që kam përshtypjen se ne këtu, vetëm konkretisht ndodhemi përballë një hetimi të dytë. Kjo është një shumatore hetimesh. Vendimi i parë u stakua sepse s’kishte Gjykatë Kushtetuese. Konkluzionet e Komisionit të Venecias, janë të varura në gozhdë dhe s’janë ezauruar. Kur Presidenti i Republikës nuk dekreton një ministër, është shkelje. I vij prapë idesë së bursës. Shkarkimi i Ilir Metës është shumëformësh, diku është zullum politik i madh. Gjynahet e Presidentit përbëjnë një precedent, për mua është e shëmtuar Presidenca.

Nuk duhet të kemi më President si ky. S’duhet të kemi një president të tillë. Efekti surprizë është i tillë. Ai ka thënë me fjalë të tjera që duhet të jetë një prej të dyve, o Presidenti o ambasadorja. Presidenti i Republikës i ka akumuluar tashmë. Në Gjykatën e Kushtetutës do të shkojë një shumatore e mbledhur nga deklaratat e Metës. Kur të gjykohet në Kushtetuese, ajo do i vë një notë juridike presidencës Meta. Elementi që derdh gotën në disfavor të Presidentit është futja në lojë e amerikanëve, me artileri të rëndë”, tha Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb