Analisti Shpëtim Nazarko  i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 thotë se kësaj radhe Presidenti Ilir Meta ëshët shumë i rrezikuar nga shkarkimi.

Ai thotë se Kushtetuta respektohet në kohë paqe, por në kohë lufte për politikën është si letër. Nazarko thekson se PS kësaj radhe ka gur të rëndë në dorë, shtuar edhe mbështetja nga SHBA.

Për Nazarkon, Metës nuk i vlen as kapja pas ‘shkopit’ të Gjykatës Kushtetuese ku mund të bëjë përllogaritje me anëtarët e saj, por thotë se si Meta edhe klasa e vjetër politike e kanë tepruar dhe me radhë do të shkojnë në shtëpi.

‘’Duke marrë shembujt pak skiç. Kushtetuta ëshët dickca që respektohet në paqe, në kohë lufte është letër. Aleatët janë të mirë në paqe, në luftë si kush hallin e vet. Vitore Tusha ka hall, ka përballë parlamentin dhe SHBA. S’ka hall më të madh se kaq. Nuk e shoh, e shoh në mënyrë të përgjithshme. Një parti si PS që e ka provuar të gjykojë Presidentin, e thirri dhe Venecian, i hyn për herë të dytë, kësaj radhe ka gur të rëndë, pa hyrë në teori konspirative e dekonspiroi Meta. Përveç PS është dhe aleatja numër 1. Në këtë sens. Pozitat e Metës janë të rrezikuara. Do jetë më e lehtë puna për përllogaritjet. Kur bashkohen 2-3 armiq, pozicioni është shumë i komplikuar. Edhe po të kishte këtë garanci, faktorë të jashtë, do ishte shumë më i parrezikuar. Është i rrezikuar.

Do i fusin mirë në lojë, në Shqipëri lundrojnë dy ekstreme, një histori për demokraci të kulluar. SHBA nuk është ai model, por është shteti që kërkon siguri të Shqipërisë, është vend i rëndësishëm në Ballkan për ta. Duhet respektuar interesi i një  aleati, interesoht për stabilitet të shtetit shqiptar, jo stabilokraci sepse amerikanët këtë mund ta bëjnë në vendet e botës së tretë, duhen shumë para për të mbajtur qeveritë shumë të korruptuara. Ata kanë dalë për të marrë paratë e kësaj bote, jo për të dhënë. Nuk çon asgjëkundi kjo e Metës, Kushtetuta mund të respektohet ose të kesh shpresë në kohë paqeje, por jo lufte. I pamë si rranë këto kështjellat e drejtësisë brenda një dite direkt, që kishin 30 vjet. E shoh shumë të rrezikuar Metën, edhe pozicionin e gjithë klasës politike që si ajo e Kosovës që e ka tepruar dhe do të shkojë në shtëpi.’’- tha Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: