Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaron se Meta është shkarkuar sot nga Kuvendi pasi përdhori karrigen e tij me ndërgjegje të plotë.

Ajo thotë se Meta e ka tepruar aq shumë, sa sikur gjithë populli shqiptar të ishte në sallë s’do metej askush pa i dhënë leksionin e merituar.

Spiropali thekson se Meta shpërdoroi me papërgjegjshmëri të skajshme detyrën e nderuar të Presidentit.

 

STATUSI NGA ELISA SPIROPALI

+104

Aq e ka tepruar Ilir Meta, sa sikur në këtë sallë të ishte i gjithë populli shqiptar, s’do kishte mbetur kush pa i dhënë leksionin e merituar:

Shkarkimin nga ajo detyrë e nderuar që e shpërdoroi me papërgjegjshmëri të skajshme.

Zbritjen nga karrigia e lartë që e përdhosi me ndërgjegje të plotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb