Analisti Arian Vasjari dhe drejtori i informacionit në “News 24”, Robert Rakipllari janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Real Story”, teksa po diskutonin për nismën e ndërmarrë nga Kuvendi, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Vasjari, është i mendimit që Presidenti të shkarkohet, pasi ka shkelur nenin 86 të kushtetutës, e sipas tij, nuk përfaqëson simbolin e unitetit të shtetit. Ndërkohë, Rakipllari thekson se Presidenti nuk ka bërë shkelje të rënda, ndërsa theksoi, se i vetmi gabim i tij janë deklaratat kundër ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Arian Vasjari: Presidenti e ka legjitimuar parlamentin, sepse ka reaguar, ka miratuar. Është e vështirë nga pikëpamja e doktrinës ta përkufizosh mirë. Janë qartësisht akte vullneti. Të deklarosh është akt vullneti. Ne nuk duhet të bëjmë një keqkuptim. Unë them që Presidenti i Republikës s’ka bërë pasojë. Ne e konceptojmë Gjykatën kushtetuese si diçka e zakonshme, ajo nuk është e zakonshme. Gjykata sheh nëse Presidenti ka shkelur a jo Kushtetutën. Ti nuk spekulon dhe abuzosh me imunitetin tënd. Ti nuk ndan dot, personin nga institucioni.

Robert Rakipllari: Ju thoni që gjithçka mbështetet te deklaratat, ai s’ka bërë një akt të jashtëligjshëm. Çfarë ka bërë?

Arian Vasjari: Të dalim nga korniza kushtetuese. Sensi i Presidentit të Republikës është neni 86. Ti e beson që Presidenti i Republikës është Kreu i Shtetit? A e themi që është simbol i uniteti të kombit.

Robert Rakipllari: Haxhi Lleshi sipas parimit tuaj kushtetues ishte unitet i kombit. Demokracia, liria e fjalës, parimi i pluralizmit janë të mëdha, sepse futet interesi publik. Nga koncepti se si e sheh ai rolin si President të kësaj mazhorance, ai ka luajtur rol tjetër, në interesin publik.

Arian Vasjari: Ndryshe nga Haxhi Lleshi, ky President i Republikës, ka një instrument dalje, del nga sistemi futet dhe mund këta.
Robert Rakipllari: Ky është precedent, kësaj mazhorance nuk i kanë dhënë shqiptarët 92 vota, nuk është legjitime.

Arian Vasjari: Kush jemi ne që ta bëjmë këtë. Unë e gjej zgjidhjen vetëm me një vend, legjitimet është kategori politike, e si e tillë nuk thua dot sot që ky parlament është legjitim apo jo. Unë them që është legjitim.

Ronbert Rakipllari: Moralisht jo, për mua Presidenti i Republikës ka bërë vetëm një gabim, deklaratat kundër ambasadores së SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb