Trajneri portugez, Jose Mourinho nga sot nuk do të jetë më trajneri i Manchetser United.  Ai u shkarkua nga stoli i “Djajve të Kuq” për mungesë rezultatesh dhe pas kësaj nuk kishte se si të mungonte edhe një koment nga rivali i fundit, i cili i shkaktoi humbjen 3-1 në kampionat.

Trajneri i Liverpulit,  Jurgen Klopp ka folur për shkarkimin e Mourinhos. Në fjalën e tij, Klopp e ka quajtur  portugezin një trajner ambicioz.

“Murinjo është një djalë konkurrues dhe ambicioz, jashtëzakonisht i suksesshëm. Mund ta imagjinoj se në muajt e fundit nuk ka qenë e lehtë për të. Asnjë nuk mund t’ia heq meritat e gjithçkaje që ka fituar. Është i jashtëzakonshëm”, tha gjermani.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb