Në çdo moment në çdo kohë emri i Gianni De Biasit lidhet ngushtë me stolin e përfaqësues shqiptare, fundja është trajneri më i suksesshëm në stolin e Kombëtares por dhe për vetë De Biasin, Shqipëria është kulmi i karrierës së tij. Shkarkimi i Panuccit ka trazuar dhe një herë pushimet e gjata të De Basit, interesimi për të kuptuar nëse është apo jo një kandidat për tu rikthyer sërish në stolin kuqezi ka qenë i madh.

De Biasi
De Biasi

I kontaktuar nga BalkanWeb mbi këtë çështje, De Biasi u përgjigje me “no comment”, duke lënë gjithçka pezull, të njëjtën linjë ka mbajtur edhe për mediat italiane, asnjë përgjigje kur pyetet mbi këtë mundësi, por në një intervistë për TuttomercatoWeb është ndalur pak tek shkarkimi i Panuccit:

De Biasi
De Biasi

“Më vjen keq që Panucci përfundoi këtë aventurë tek Shqipëria, më shumë nuk di të them. Më vjen keq sepse un vijoj të jem një tifoz i Shqipërisë. E ardhmja ime? I kam thënë jo Venezias dhe Frosinones. Objektivi im është që sezonin e ardhshëm të jem në drejtimin e një klubi ose Kombëtarja, u shpreh De Biasi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb