Grupi Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë që përbëhet nga 9 deputetë ka shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare grupi parlamentar dhe ka vendosur Myslim Murrizin në vendin e saj. Vendimi është shoqëruar me debate të forta brenda grupit dy ditë më parë.

Arsyeja e shkarkimit sipas deputetëve është mostransparenca për grupin lidhur me atë që po ndodh në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.

Në lidhje me këtë vendim, Murrizi tha se zonja Hajdari nuk është shkarkuar, por thjesht është zëvendësuar.

“Zonja Hajdari nuk është shkarkuar, por është zëvendësuar. Ajo nuk ka qenë as presidente, asnjë funksion të lartë në zyra shteti. Sic u zgjodh në atë kohë, kur unë nuk isha, u vendos që zonja Hajdari të jetë kryetare. E vendosëm aty që të pengonte sistemin thuajse mono partiak që kishte vendosur Rama dhe Basha.

Nuk kam asnjë qejf të bëhem si Zani Caushi më 1997 që përfaqësonte Komitetin e Shpetimit te Jugut. Grupi ka mandatuar edhe zotin Lita etj. Grupi ynë funksionon me votë dhe jo me urdhër partie. Madje do ta bëjmë me rotacion për kryetarin. Këtu po tallen me shqiptarët. Këtu ka deputet që po vijnë nga trafiku i drogës”, tha Murrizi.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb