TIRANE

Protestat e fuqishme studentore, ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e ftuar në emisionin “A Show” në News 24 me Adi Krastën i etiketon si shkaktaret e dorëheqjes së saj. Ajo thotë se duhet të largohej pasi “gota i palsi në dorë” dhe se qeverisja pas kësaj kishte nevojë për energji dhe ekip të ri.

Nikolla: Ishte një moment i fortë që le të themi gota plasi në dorën time dhe normal që unë duhet të largohesha, por arsyet e tjera për t’i dhënë një energji të re dhe një reflektimi të thellë, kryeministri por jo vetëm gjithë mazhoranca dhe qeverisja falë edhe protestës së studentëve ndodhi dhe u pa e arsyeshme që duhej një sinergji dhe një skuadër e re për të ecur përpara me programin e qeverisë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb