KORCE – Punonjësit e burgjeve, që nuk kanë paguar detyrimet e tyre ndaj OSHEE-së, vijojnë të penalizohen me shkarkime nga detyra. Tetë punonjës të burgut të Drenovës, me detyrë gardianë dhe oficerë policie, janë shkarkuar pasi rezultonin debitorë ndaj OSHEE-së, me shuma të mëdha, që varjojnë nga 5 deri në 11 milionë lekë të vjetra.

Pak ditë më parë, Ministria e Drejtësisë shkarkoi nga detyra 131 punonjës të burgjeve, të cilët kishin fatura të papaguara të energjisë që arrinin deri në 23 milionë lekë. Sipas Ministrisë, rreth 650 punonjës të burgjeve rezultojnë debitorë në OSHEE.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço tha se janë shkarkuar nga detyra punonjësit që siç tha ai, kanë futur duart në xhepat e shtetit.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb