Është shkarkuar sot nga detyra drejtoresha e Hipotekës së Korçës, Nadia Bandilli.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra, e cila thekson se në vend të Bandillit është emëruar përkohësisht zëvendësdrejtori i Hipotekës, Klajdi Tërova.

Gazetarja Kodra ka zhvilluar një bisedë telefonike me këtë të fundit, i cili i ka bërë të ditur se në postin e drejtorit të Hipotekës do të qëndrojë përkohësisht, derisa të emërohet drejtori i ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb