Ndryshime të reja kanë ndodhur në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhia, raporton për “BalkanWeb”, se Viola Hima është shkarkuar nga ky post vetëm disa muaj pas emërimit. Ajo do të zëvendësohet nga Rajmonda Dashi, e cila më herët ka mbajtur të njëjtin post në Kadastrën e Krujës.

Nuk dihet ende shkaqet e shkarkimit të Viola Himës, ndërsa mësohet se konkursi për drejtor është shtyrë për në datë 15 shtator.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb