VLORE- Fill pas shkarkimit të trajnerit të Flamurtarit, Ernest Gjoka, ka reaguar Presidenti i këtij klubi, Sinan Idrizi. Sipas Idrizit, shkak i shkarkimit të Gjokës ishte paraqitja e dobët e ekipit.

Më tej, Sinan Idrizi theksoi se skuadra e Flamurtarit do të ketë trajner dhe staf të huaj. “Shkarkimi i Gjokës, shkak paraqitja e dobët e ekipit . Edhe lojtarët janë pezulluar për rendiment të dobët”-tha Idrizi.

Mesditën e të enjtes, pas humbjes që pësuan ndaj Teutës, u shkarkua nga detyra stafi teknik i skuadrës vlonjate së bashku me trajnerin e saj Ernest Gjoka.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb