Në ditën kur futbolli europiani mori një goditje të fortë, një lajm po aq i bujshëm ishte dhe shkarkimi i Jose Mourinho nga stoli i Tottenham Hotspur. Gjelat nuk kanë humbur kohë dhe i kanë besuar stolin Ryan Mason deri në fund të sezonit. 29-vjeçari nuk është një emër i panjohur në Londër pasi të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit të Tottenmham ndërsa ka drejtuar edhe të rinjtë i këtij klubi, gjithashtu asisiset trajner i ekipit të parë. Kjo lëvizje e shpejtë dhe provizore shërben për të fituar më shumë kohë për të nisur më pas sezonin e ardhshëm me një trajner të ri.

Mezon
Mezon

Maurizio Sarri shihet si preference e parë, drejtuesit e Tottenham kanë vendosur kontaktet e para me agjentin e ish trajnerit të Juventus. Sarri vlerësohet shumë për punën e bërë në krye të Chelsea, ku i soli bluve dhe një titull kampion në Europa League. I papunë që nga koha kur u largua nga soli i “Zonjës së Vjetër”, as Sarri nuk do ishte kundër një rikthimi në Premier League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb