Watford ka shkarkuar sot trajnerin Marco Silva pas rezultateve negative që skuadra ka regjistruar javët e fundit.

Trajneri portugez ishte duke bërë një punë të madhe me Watford që ishte në vend të tetë pas 13 ndeshjeve të para dhe vetëm katër pikë larg vendit që do t’i kualifikonte në Champions League. Por ecuria e fundit ku në 11 ndeshje kanë marrë vetëm 1 fitore ka bërë që drejtuesit të shkarkojnë Silva-n.

Klubi që është në zotërim të familjes Pozzo vendimin e sotëm ia faturon rivalëve të Everton. Ishte pikërisht interesimi i tyre në tetor që sipas Watford solli rënien e klubit pas shpërqendrimit të portugezit.

Aty pikërisht filloi rënia e skuadrës dhe tani është bërë trajneri i tetë i shkarkuar nga familja Pozzo në gjashtë vitet e fundit. Klubi e ka quajtur interesin e Everton si katalizatorin e vendimit të marrë dhe formës së dobët të treguar nga skuadra.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb