BBC ka publikuar video nga sulmet ajrore në Dinipro.

Qyteti është shënjestruar për herë të parë nga forcat ruse dhe dëmet shihen kolosale. Në videon e publikuar shihen dhjetëra banesa të rrënuara, si dhe zjarr e flakë ngado.
https://twitter.com/i/status/1502144729332563968

Zyrtarët thonë se pati tre sulme ajrore: goditën një fabrikë këpucësh, një bllok apartamentesh dhe një kopsht fëmijësh, ndërsa raportohet për një viktimë.

Kujtojmë se pushtimi rus në Ukrainë është futur në ditën e 16-ë të saj. Deri më tani janë shënuar viktima të shumta nga të dyja kampet, shumica prej të cilëve civilë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb