Shkatërrimi i digës Kakhovka në Ukrainë nuk do të ndikojë në përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Shpërthimi ishte i qëllimshëm. Armiku veproi në mënyrë kaotike duke lejuar që pajisjet e tij të përmbyten. Në të njëjtën kohë, plasja e digës nuk do të ketë asnjë efekt në aftësinë e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj”, tha Zelensky.

Nga ana tjetër, Rusia ka akuzuar Ukrainën për granatimin e digës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb