Presidenti rus Valdimir Putin ka komentuar shkatërrimin e digës Kakhovka në Ukrainë. Ai e quajti këtë ngjarje si një ‘katastrofë mjedisore dhe humanitare’.

Deklarata e Putin vjen gjatë një bisede me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.

Lideri turk, Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Erdogan i tha Zelensky se mund të krijohej një komision ndërkombëtar për të hetuar shembjen e digës.

Sakaq, presidenti ukrainas e quajti incidentin një ‘akt terrorist rus’ dhe tha se ‘i dorëzoi një listë të nevojave të Ukrainës për të eliminuar katastrofën’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: