Shkon në 5 numri i viktimave nga përmbytjet në Khreson të Ukrainës. Rreth 2600 persona janë evakuuar, përfshirë 160 fëmijë.

“Ne po përpiqemi të vazhdojmë aktivitetet e evakuimit, por armiku po na sulmin,” tha Ministri i Punëve të Brendshme, Ihor Klymenko.

Në rajonin jugor të Khersonit më të goditur, gjithsej 2,588 njerëz janë shpëtuar nga zonat e kontrolluara nga ukrainas, tha më herët të shtunën kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin.

Nivelet i ujit po ulet, duke rënë 31 centimetra që nga mbrëmja e djeshme.

Në rajonin Kherson janë përmbytur 47 vendbanime, ndërsa në rajonin e Mykolaiv janë përmbytur 31. Në rajonin e Dnipropetrovsk, më shumë se 89,000 klientë në 26 vendbanime nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm, shtoi Klymenko.

Pak ditë më parë u shkatërrua diga Nova Kakhovka në Kherson të Ukrainës. Kievi ka akuzuar forcat ure për sulmin, por është mohuar nga Moska.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb