Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë për ‘shkatërrimin e Tiranës gjatë 19 viteve’.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka renditur dëmet që ka pësuar kryeqyteti që prej marrës së pushtetit nga qeveria aktuale.

‘Ka ardhur dita të rimarrim Tiranën pas pushtimit të ‘rilindjes’ dhe më 14 maj të ndëshkojmë qeverinë me votë’, ka thënë Vasili.

Postimi i plotë:

Plot 19 vjet shkatërrim i Bashkisë së Tiranës nga Rama tek Veliaj!

Plot 19 vjet kane rilindësit, qe kane ne duart e tyre shkatërrimtare Bashkinë e Tiranës.

E shkatërroi Edi Rama për 11 vjet nga viti 2000 deri ne 2011 dhe 8 vjet Veliaj nga 2015 deri ne 2023.

Nuk fshihen dot më këta shkatërrimtarë, qe për 19 vjet e kafshuan Tiranën si munden dhe ku munden.

Për 19 vjet i shkulen zemrën qytetit, i shkallmuan trashëgiminë historike e kulturore, i përpinë gjelbërimin dhe e kthyen ne qytetin me te varfër te Shqipërisë nga ana kulturore.

Per 19 vjet i helmuan cdo damar qytetit me beton dhe e bene nje qytet toksik per cdo moshe, por per femijet dhe te moshuarit e kthyen ne nje helm te vertete.

Per 19 vjet me te zymtat dhe me te zezat e ketij qyteti e shndërruan ate nje qytet te ndotur e helmues, armiqsor e pa sherbime, me trafik dhe shume kaos.

Per 19 vjet e lane pa sherbim urban duke e katandisur shume me keq se edhe ne kohe te diktatures.

Për 19 vjet nuk ndërtuan asgje per qytetaret pervecse shiten token e Tiranes mafias dhe pastrimit te parase dhe mbushen xhepat.

Per 19 vjet i derrmuan ekonomikisht qytetaret me taksa, qe vetëm i rriten pa u dhëne asnjë shërbim per tu përmirësuara jeten atyre.

Per 19 vjet e shnderruan Tiranen ne qytetin qe ka treguesit me miserabel ne çdo pikëpamje qofte nga ndotja, çmimet e banesave e qirave, sherbimin e dobet shendetsor,trafikun shkaterrimtar, zero shërbime per te moshuarit, me taksa shume te larta ne raport me te ardhurat etj etj.

Makthi 19 vjeçar duhet te marre fund një here e mire për te mos u kthyer me kurrë.

Vjedhja 19 vjeçare e jetes se qytetareve te Tiranes nga rilindja duhet te goditet pa mëshire me vote ne 14 maj.

Tabloja makabre dhe vepra e urryer 19 vjecare e Rames dhe Veliajt duhet te ndeshkohet shume fort sepse është nje tablo e tmerrshme qe e shohim çdo dite.

Ndëshkimi i fajit 19 vjeçar Rama -Veliaj është detyrim dhe përgjegjësi ndaj vetes, ndaj fëmijëve tanë, ndanë njeri tjetrit për sot e për mot.

Dita ka ardhur te kemi serish qytetin tone Tiranen tone pas pushtimit shume te gjate dhe te lig 19 vjeçar rilindas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: