GREQI – Një shqiptar dhe 4 grekë janë arrestuar nga policia helene si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës me qendër në Selanik.

Arrestimet u kryen në Selanik dhe në Drama. Grupi akuzohet se gjatë gjashtë muajve të fundit importonte kokainë dhe kanabis dhe e magazinonte për ta trafikuar pastaj në qytete të ndryshme të Greqisë së veriut.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi 73,3 gramë kokainë, 61,6 granë kanabis, 2 peshore precizioni, telefona celularë, një shumë parash prej 2.920 euro, si dhe 21.000 lekë.

U sekuestruan gjithashtu dy automjete dhe një motoçikletë që përdoreshin gjatë trafikimit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb