SELANIK

Policia greke në Selanik ka arrestuar tre shqiptarë, të dyshuar si pjesë e një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Forcat policore helene kanë shkatërruar kësisoj një nga bandat që dërgonin lëndë narkotike nga vendi ynë drejt shtetit grek.

Grupi udhëhiqej nga një 38-vjeçar shqiptar, i konsideruar si “kapobanda”. Policia e Greqisë kishte lëshuar për të dy urdhër-arreste për trafik droge.

Të arrestuar kanë përfunduar edhe një shtetas tjetër shqiptar, si dhe një grua.

(dionis xhafa/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb