TERAMO- Shkatërrohet një bandë e kokainës dhe hashashit në Itali, ndërsa në pranga ranë 4 persona, mes tyre 3 anëtarë të një familjeje shqiptare. Mediat italiane bëjnë me dije se pas hekurave përfunduan babai shqiptar dhe dy djemtë e tij (identiteti i tyre nuk dihet) si dhe një 42-vjeçar italian, i cili ishte bashkëpunëtori i tyre.

Ndër kodet e drogës që përdorte banda ishte ‘Po vjen babi’, ndërsa fitimet nga trafiku i lëndëve narkotike vitin e fundit kapnin vlerën e 300 mijë eurove.

4 personat u arrestuan gjatë natën, gjatë një operacioni të drejtuar nga policia e Novara-s, ndërsa mësohet se babai dhe një nga djemtë ishin transferuar në komunën e Teramos. Ndërkohë, italiani u kap teksa tregtonte kokainë në parkingun e spitalit ‘Val Vibrata’ në Sant’Omero.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb