ITALI- Policia italiane ka ekzekutuar urdhrin e gjykatës së Napolit për 5 shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, mes tyre dhe të mitur. ‘Republica.it’ shkruan se operacioni policor për arrestimin e shqiptarëve u zhvillua nga karabinierët e Caserta-s.

Banda e shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur rekrutonte për prostitucion vajza të reja, mes tyre edhe minorene.

Deri më tani nuk dihen ende detaje nga operacioni për kapjen e tyre dhe veprimtaria e jashtëligjshme e shqiptarëve, të cilët tashmë qëndrojnë në paraburgim, në pritje të caktimit të masës së sigurisë. Ndaj tyre rëndon akuza e ‘trafikimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb