SPANJË

Policia e Spanjës ka arrestuar 4 shqiptarë, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Tre prej tyre administronin një plantacion marijuane në rrethinat e qytetit katalonjas të Tortozës.

Sipërfaqja ishte mbjellë me mbi 1000 rrënjë kanabisi, e ishte kamufluar sikur ishte mbjellë me bimë të tjera. Kjo sipërfaqe e mbjellë me drogë ishte zbuluar nga qytetarët. Gjatë arrestimit, 2 prej të dyshuarve ishin në fermë dhe po “ruanin” kanabisin.

  • foto galeri

Në total, pesha e drogës e zbuluar nga agjentët e policisë arrinte deri 800 kilogramë me vlerë tregu deri në gjysmë milion euro. Autoritetet spanjolle deklaruan se kjo është ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara gjatë kohëve të fundit. Ndërsa në një tjetër operacion të policisë spanjolle, u arrestua një shqiptar që ishte në kërkim prej kohësh.

Shqiptari 33 vjeç u ndalua në Valencia dhe se prej kohësh mbahej nën vëzhgim nga ana e autoriteteve. Ndalimi i tij është bërë, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar për të urdhër arrest ndërkombëtar për trafik droge.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb