* Sekuestrohen 62 kg kokainë dhe marijuanë

ITALI- Një operacion anti-drogë i Guardia di Finanza të zonës së Brescias në Itali ka sjellë shkatërrimin e një bande të trafikimit të kokainës. Mediat italiane duke cituar policinë, deklarojnë se janë arrestuar 19 persona, mes tyre edhe shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 62 kg kokainë dhe marijuanë. Në operacion janë angazhuar mbi 100 ushtarakë, ndërsa ishte rezultat i një hetimi të gjatë në nisur që në tetor të vitit 2013.

Aksioni i policisë italiane çoi në shkatërrimin e dy grupeve kriminale, njërit shqiptar dhe tjetri italo-shqiptar, që merreshin me trafikun e kokainës dhe marijuanës.

Operazioni i drejtuar nga Prokuroria e Brescias ka përfshirë provincat e Brescias, Bergamos, Ferraras, Milanos dhe Bolzanos duke goditur udhëheqësit dhe anëtarët e grupit kriminal shqiptar, që ushtronte aktivitetin në provincat e Brescias dhe Bolzanos.

Sasitë e mëdha të kokainës dhe marijuanës mbërrinin në Brescia dhe pasi magazinoheshin në një garazh, një pjesë destinohej për kryeqytetin jugor të Tirolit, ku fshiheshin në pyllin përreth qytetit.

Gjatë operacionit janë gjetur edhe dy pistoleta me municione të konsiderueshme, që rezultonin të vjedhura në provincën e Brescias, me të cilat grupi do të mbrohej nga bandat rivale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb