FRANCË

Një bandë kriminale e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore është shkatërruar nga policia franceze.

Shtatëmbëdhjetë persona, mes të cilëve edhe shqiptarë, përfunduan në prangat e policisë në zonën e Ille-et-Vilaine dhe në Alpes-Maritimes, raportojnë mediat vendore.

  • foto galeri

Policiia franceze nuk ka publikuar identitetin e asnjë prej të arrestuarve, ndërsa të prangosurit janë të moshave nga 19 deri 57 vjeç. Nga të arrestuarit, është edhe një femër. Në krye të bandës është një shqiptar, 45 vjeç.

Mësohet se shqiptari ishte element i njohur kriminal për policinë, i arrestuar edhe dy herë më parë për trafik të lëndëve narkotike.

“Elementët e parë të hetimit konfirmuan ekzistencën e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës, të dirigjuar nga shtetas shqiptar që kishin lidhje me rrjetet lokale veçanërisht në Ille-et-Vilaine dhe në rajonin e Nicës”, tha prokurori i Rene, Philippe Astruc.

Shqiptari u prangos në jug të Rennes. Gjatë kontrolleve u zbulua lëndë narkotike, mjete prerëse, kartëmonedha dhe katër pistoleta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb