Një bandë italo-shqiptare është shkatërruar nga anti-droga në Trentino të Italisë dhe të paktën 18 persona janë arrestuar gjatë operacioni “Sciamono”. Hetimet nisën në tetor të 2017, ku hetuesit filluan monitorimin e barit Anny në Castello di Fiemme të menaxhuar nga Paolo Girardi, i treguar si një vend ku ishte e mundur të merrej kokainë në çdo kohë.

Nisja e aktivitetit të hetuesve nisi fillimisht me informacionet e  ekzistencës së  një grupi që qarkullonte rreth barit ku bëhej e mundur shitja e kokainës, e cila ndahej me pjesë nga shtetasit italianë Paolo Girardi dhe Alessio Sartori dhe shqiptari Taulant Shtembari.

Lënda narkotike e shitur nga grupi dallohej për shkallën e lartë të pastërtisë pavarësisht se përzihej me lëndë të tjera si kafeinë, manitol dhe aspirina. Një nga figurat më të rëndësishme dhe funksionale të grupit ishte i riu Vincenzo Marti, i cili merrej me menaxhimin dhe dërgimin e drogës me postë apo edhe duke e blerë direkt nga furnizuesit.

Shtetasit e tjerë ishin të përkushtuar në shpërndarje  e lëndëve narkotike në mjedise për të rritur.  Një nga shqiptarët më të rëndësishëm në bandë ishte Taulant Shtembari, ndërsa marokeni i quajtur Hamza Ridha, kryente deturat e ndërmjetësit duke vënë në kontakt Shëmbarin dhe Girardin.

Grupi ishte i lidhur direkt me një ekip të trafikantëve të drogës së “nivelit të lartë” i  vendosur në Milano dhe i kryesuar nga shqiptari Petrit Arapi, shpërndarës droge me një histori qëndrimi në Val di Fiemme që e lejuan atë në kohë të vështira për të vendosur marrëdhënie me Shtëmbarin.

Të gjitha hetimet kanë bërë të mundur zbulimin e rreth 1 episodeve të shpërndarjes së kokainës dhe identifikimin e të paktën 100 klientëve.

Arresti Droga Sciamano Sequestro

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb