ITALI- Shkatërrohet një bandë kriminale në Itali. Policia e Katanias ka arrestuar sot 8 persona, pjesë e klanit mafioz Cappello-Bonaçorsi.

Siç raportojnë mediat vendase, banda në fjalë vepronte në Etna, Palermo dhe Sirakuzë. Tgcom shkruan se kjo bazë merrej me trafikim të qenieve njerëzore, si dhe me trafik droge.

Me ndërhyrjen e policisë u bë e mundur shkatërrim i bandës, e cila e kishte ‘folenë’ në lagjen San Cristoforo të Katanias. Deri më tani nuk dihen detaje nga operacioni si dhe identiteti i të arrestuareve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb