ITALI- Shkatërrohet një bandë në Itali, që thuhet se drejtohej nga shqiptarë, e cila merrej me trafikim kokaine dhe hashashit, ndërkohë që u ekzekutua urdhër-arresti për 14 persona. Mes këtyre personave ishte dhe 31-vjeçari Francesco Tiberio La Torre, tashmë i arrestuar prej një viti, djali i bosit Augusto La Torre.

“Ansa” shkruan se banda në fjalë e kishte shtrirë aktivitetin e saj mes Napolit dhe Mondragones.

Francesco Tiberio La Torre ishte arrestuar bashkë me xhaxhain e tij Antonio La Torre, nën akuzën për trafik armësh dhe si dhe pjesëmarrje në klan kriminal.

TE ARRESTUAR
1. LA TORRE Francesco Tiberio, 31 vjeç
2. DE CRESCENZO Salvatore, 41 vjeç
3. DEGLI SCHIAVI Michele, 30 vjeç
4. DE CRESCENZO Vincenzo, 62 vjeç
5. BALESTRIERI Francesco, 41 vjeç
6. LOKA Frederik, lindur në Dibër 38 vjeç;
7. ARUTA Nicola, 45 vjeç
8. RINALDI Giuseppe, 30 vjeç
9. MEANDRO Luigi, 29 vjeç
10. GALLUÇIO Giuseppe, 26 vjeç
11. PAGLIARO Carlo, 35 vjeç
12. CARDILLO Costantino,34 vjeç
13. CIPRIANI Alessio, 23 vjeç
14. PAGLIUCA Angelo, 48 vjeç (Arrest shtëpie);
15. P. V., 39 vjeç

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb