Autoritete italiane shkatërrojnë bandën e trafikut të drogës, duke arrestuar 21 anëtarë, midis tyre një shqiptar.

Të arrestuarit, katër prej të cilave janë gra me kombësi italiane dhe dominikane, akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash. Operacioni u shpërnda në qytetet Veneto, Lombardi, Emilia, Toscana, Marche dhe Abruzzo.

Mediat italiane shkruajnë se banda kriminale ishte Dominikane dhe furnizohej nga vendi i origjinës me sasi të mëdha kokaine, e cila fshihej brenda lëkurës së papërpunuar të gjedhit në kontejnerë.

Polica italiane ka kryer kontrolle që prej shkurtit të vitit të kaluar, ku deri më tani ka sekuestruar 745 kg kokainë . Vlera ekonomike e kokainës së sekuestruar është 61 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: